Alarmante: Regjistrohen raste të reja të helmuarve nga ushqimi në Malishevë

Edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja ppr që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.
Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.
Kështu ka deklaruar Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.
Në anën tjetër, drejtori i Shëndëtëisë, Hajdin Berisha ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja, por që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.
“Sapo dola nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe sipas të dhënave dhe informacionet që mora nga profesionistët shëndetësor, gjendja e përgjithshme me të helmuarit nga ushqimi, ka indikacione të qetësimit dhe stabilizimit”, ka shkruar ndër tjëra ai.
Postimi i plotë:
Ka indikacione të qetësimit të gjendjes sa i përket të helmuarve nga ushqimi në Malishevë, megjithëse gjendja është nën monitorim të vazhdueshëm
Sapo dola nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe sipas të dhënave dhe informacionet që mora nga profesionistët shëndetësor, gjendja e përgjithshme me të helmuarit nga ushqimi, ka indikacione të qetësimit dhe stabilizimit.
Edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja ppr që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.
Profesionistët shëndetësor janë duke bërë punë të jashtëzakonshme për çka edhe meritojnë respekt.
Gjithashtu, falënderim e respekt edhe për Klinikën Infektive në Prishtinë, Infektivën e Pediatrinë në Prizren për përkujdesin ndaj pacientëve të helmuar nga ushqimi.
Opinioni do të mbahet i informuar për rrjedhat e mëtutjeshme