Liverpuli sytë ka Bayerni, mendon për zëvendësuesin e Salah

Skuadra e Liverpulit ka nisur të mendoj qysh tani për të zëvendësuar Mohamed Salahin.
Raportohet se sulmuesi egjiptian mund të largohet gjatë verës së ardhshme, me disa klube arabe të cilat dëshirojnë transferimin e tij, shkruan IndeksOnline.
Drejtuesit e Liverpulit kanë nisur të reagojnë dhe po mendojnë për zëvendësuesin e Salah.
I pëlqyeri i Jurgen Klopp duket se është futbollisti i Bayern Munchenit, Leroy Sane, i cili i prin listës së teknikut gjerman, i cili do të plotësonte mungesën e egjiptianit./IndeksOnline/