75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / AR

Këngëtarit i merret leja pasi voziti me shpejtësi të madhe

Këngëtari anglez, Liam Payne, nuk do të vozisë makinën pasi u kap duke vozitur me shpejtësi më shumë se ç’duhet.

Atij i është marrë leja dhe nuk do t’i lejohet të vozisë makinën për gjashtë muajt e ardhshëm. Kështu raportuan mediat britanike të hënën bazuar në dokumentet e gjykatës, transmeton Indeksonline.

Një gjobë prej 293 paund, pak më shumë se 338 euro, duhet të paguajë këngëtari i ish grupit të djemve One Direction./Indeksonline/