Armët e gjetura në Vushtrri, deklarohet Policia

Gjatë mbrëmjes së sotme Indeksonline ka raportuar se është gjetur një sasi e armatimit në Prelluzhë të Vushtrisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.
“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë , ka vrejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti për Indeksonline./Indeksonline/