75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 17 Tetor 2023 / L K

Macron pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga homologu shqiptar Bajram Begaj.

Kreu i shtetit francez erdhi të hënën pasdite në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, në një ceremoni të posaçme, teksa i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare, dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e oficerit të lartë, në urdhrin e Legjionit të Nderit.”, u shpreh presidenti Macron.

Pas takimit me Begajn, Macron do të mbajë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama./ n.m.abcnews.al