75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 17 Tetor 2023 / AR

Po rikthehet si aktore? Regjisori i ‘Deadpool 3’ deklarohet për Taylor Swift

Regjisori Shawn Levy, i cili po bën filmin e tretë të ‘Deadpool‘, as nuk e mohoi dhe as nuk e konfirmoi se këngëtarja Taylor Swift do të ketë një rol në film. 

Këtë e tha në bisedë me ‘The Wrap‘. Thashethemet se Swift do të shfaqet në film nisën pasi ajo u pa me Levy dhe aktorin kryesor Ryan Reynolds, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk do të them asgjë për këtë, nuk jam budalla. Do të duhet të presësh dhe të shohësh”.

Filmi është planifikuar të dalë në mesin e vitit 2024./Indeksonline/