75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / MSH

BE kërkon proces transparent në garën për Kryeprokuror

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dekretuar kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Osmani thotë se ka hasur në një mori shkeljesh gjatë procesit, andaj edhe ka kthyer pas përgjigje negative në këtë proces.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët kanë thënë se arsyetimet e presidentes janë të pabaza dhe tendencioze.

Megjithatë, bashkë me presidenten është renditur edhe Bashkimi Evropian.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka kërkuar që ky proces të jetë transparent, i drejtë dhe të mos vonohet më shumë.

Ai ka kërkuar të ruhen parimet dhe standardet e sundimit të ligjit.

Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë.

U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit” ka thënë Szunyog në reagimin e tij në Twitter./Indeksonline/