“Kam folur me Vuçiqin, ai ishte i brengosur”, Putin deklarohet për takimin e shkurtër në Pekin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tyre në Pekin.
“Meqë ra fjala, kam folur edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është i shqetësuar për situatën në rajonin e tij, në Serbi”, tha Putin duke shtuar se “Ne ndajmë shqetësimin”.
Ndërsa, Vuçiqi tha se qytetarët serbë do ta ndiejnë efektin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës.
Serbia dhe Kina nënshkruan një sërë marrëveshjesh më 17 tetor, ndër të cilat më e rëndësishmja është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.
Vuçiq deklaroi se frutikulturat “do ta kenë më të lehtë të gjejnë tregun e tyre pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje”.
“Qytetarët do të ndiejnë se ekonomia po rritet. Nga kjo jetojmë të gjithë ne, me atë jeton sektori publik. Pagat dhe pensionet varen nga ajo se sa e fortë është ekonomia jonë”, tha Vuçiq. /Indeksonline/