75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / AR

Elgiti kërkon ndihmën e fansave, për çfarë bëhet fjalë?

Këngëtari dhe kompozitori i njohur Elgit Doda është duke punuar në albumin e tij të ri e për këtë ai kërkon ndihmën e fansave dhe ndjekësve të tij.

Në një postim në Instastory, Elgiti shtron pyetjen: Kë artist apo artiste do të donit të kisha në album? Megjithatë duket se përgjigjet i ka mbajtur private, pasi ende nuk ka zbuluar asnjë emër të propozuar.

Artisti ndërkohë është duke shijuar suksesin e disa këngëve të fundit të tij, përmendim këtu: Me ty, pa ty, dhe bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun ‘Sot’.