Çka i bëri bashkë Capital T-në dhe Meriton Mjekiqin?

Një lajm i mirë po vjen për fansat e Capital T.
Ishte moderatori Meriton Mjekiqi ai i cili zbuloi që reperi po vjen me një album të ri, duke publikuar dy fotografi nga studio.

Siç mëson Indeksonline, ata janë duke punuar intensivisht në këtë album dhe do të përmbajë hite të reja që nuk janë dëgjuar deri më tani.
Se çfarë projekte do të sjellin dyshja e famshme, solo apo duete mbetet ta zbulojmë ditëve në vazhdim.
Ndryshe, Mjekiqi njihet për bashkimin e reperave si dhe për zbulimin e talentëve të ri duke krijuar intro.
Ai është përfolur që do të jetë edhe banor i shtëpisë së famshme “BBVK” por që një gjë të tillë vet moderatori e ka mohuar./Indeksonline/
