75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / S Z

Memli Krasniqi viziton Hysni Gucatin pas lirimit nga Haga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga zyrtarë të PFK-së kanë vizituar sit Hysni Gucatin për t’i uruar rikthimin pas lirimit nga Gjykata Speciale.

“Në konakun e luftëtarit të UÇK-së, Hysni Gucati, për t’ia uruar lirimin nga Gjykata Speciale në Hagë. Krenar për të kaluarën e lavdishme dhe optimist për të ardhmen, Hysi sot reflektonte edhe forcën dhe qëndresën e çlirimtarëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në Hagë”, tha Krasniqi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ka shpresë që drejtësia do të triumfojë edhe në betejën e fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke uruar që edhe ata të kthehen sa më parë në Kosovë.