75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / MSH

Punonjësit e ndihmës humanitare të frustruar nga pritja në kufi me Gazën: Atyre ju kanë mbaruar edhe qeset për kufoma

Punonjës të ndihmës humanitare kanë deklaruar për BBC se janë duke pritur tash e disa ditë në kufi mes Egjiptit dhe Gazës

Atyre akoma nuk u është lejuar të kalojnë vendkalimin Rafah, për të furnizuar palestinezët me furnizime emergjente.

Mohsen Sarhan, nga Banka Egjiptiane e Ushqimit, tha për programin Radio 4 Today të BBC-së se janë 120 kamionë ndihma të stacionuara në kufirin me Gazën dhe shtatë ose tetë aeroplanë mallrash të ngarkuar me furnizime, që vijnë nga Turqia.

Sarhan shtoi se ai dhe kolegët e janë të frustruar që nuk mund të ndihmojnë.

“Ne jemi shumë të zemëruar sepse e dimë që njerëzve atje u ka mbaruar uji, madje u kanë mbaruar edhe qeset për kufoma.”

Dje, Shtetet e Bashkuara ranë dakord për një marrëveshje me Egjiptin dhe Izraelin, për të lejuar hyrjen e ndihmave.

Ushqimi, uji dhe ilaçet do të lejohen.

Megjithatë, nuk do të lejohet hyrja e karburanteve, të cilat gjithashtu janë të nevojshme.