Dumfries: Ndihem si në shtëpi te Interi

Futbollisti, Denzel Dumfries e ka pranuar se është në negociata për të vazhduar kontratën me skuadrën e Interit.
Holandezi ka thënë se te Interi ndihet si në shtëpinë e tij, shkruan IndeksOnline.
Interi i ka ofruar Dufriesit një kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2028.
“Po diskutoj kontratën time të re në Inter. Ne po negociojmë dhe do të doja të qëndroja. Ndihem si në shtëpi te Interi”, ka deklaruar Dumfries./IndeksOnline/