Arrestohet një nxënës në Lipjan, mbante thikë në shkollë

Një nxënës i shkollës së mesme është arrestuar në Lipjan, pasi që nga personeli i shkollës, i është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 19.10.2023 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/