Edhe LDK-ja i drejtohet Kushtetueses, njoftimi i shefit të grupit parlamentar

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se partia e tij e ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
“Ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore.
Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë.
Ne duhet të ruajmë integritetin e Kushtetutës dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe transparente” shkruan Gashi në njoftim./Indeksonline/