Ismet Munishin e “merr lumi Vjosa”, bie në vendin e katërt
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/394343037_889416649206683_7140219355043192503_n.jpg)
Ismet Munishit s’po i ecë mirë as me Ferizajin. Trajneri që më shumë po bën show në analizat e tij në televizionet kosovare, në fushë s’po tregohet aq i denjë.
Vjosa e Shtimes sot e ka mposhtur Ferizajin e Munishit duke e lënë në pozitën e katërt tabelare.
Ferizaji po fitonte me rezultat 0-1 nga pjesa e parë, por që në pjesën e dytë Vjosa e “mori si lumi” skuadrën e Munishit për ta mposhtur me rezultat 2 me 1./Indeksonline/