Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 10-të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin me bari artificial në Gjilan, Gjilani do të jetë nikoqire e Fushë Kosovës.
Të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikshme të tabelës, me “Skifterat” që renditen në vendin e tetë me 8 pikë, ndërsa “Pampurat” janë të fundit me 5 pikë të grumbulluara në nëntë ndeshje.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës.
Kryeqytetasit aktualisht gjendet në vendin e pestë me 12 pikë, dy më shumë se Feronikeli ’74 që renditet një pozitë më poshtë.
Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 13:00./IndeksOnline/