75 Mall Live Search
09:17 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / Gj. Sh

Premierliga angleze rikthehet në aksion me ndeshje interesante, vëmendja te derbi Chelsea – Arsenal

Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtarëve, rikthehen në aksion ligat më të forta të futbollit evropian.

Një ditë fantastike na pret sot në Premier Ligën angleze, shkruan IndeksOnline.

Dita fillon me derbin lokal mes Liverpulit dhe Evertonit, e cila nis nga ora 13:30, shkruan IndeksOnline.

Në ora 16:00, luhet një përballje tjetër interesante, ajo mes Manchester Cityt dhe Brightoni.

Ndërsa ndeshja kryesore e ditës është derbi i Londrës, me Chelsean e cila do të jetë nikoqire e Arsenalit, më fillim nga ora 18:30.

Dita e sotme përmbyllet me ndeshjen Sheffield United – Manchester United, e cila luhet nga ora 21:00./IndeksOnline/