Vazhdon kriza e Prishtinës, nuk fiton as ndaj Feronikelit ’74

Klubi futbollistimik Prishtina, ka vazhduar me krizë rezultatesh.
Bardhekaltërit nuk kanë arritur fitore as ndaj skuadrës së Feronikelit ’74, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e sotme në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, përfundoi me barazim 0-0.
Kjo është ndeshja e shtatë pa fitore e Prishtinës, prej kur mposhti Malishevën me rezultat 3-1.
Klubi nga kryeqytiti renditen në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Feronikeli në vendin e shtatë me 11 sosh./IndeksOnline/