75 Mall Live Search
22:42 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / S Z

Fshati Tenezhdoll bëhet me ndriçim publik

Për herë të parë që nga paslufta, sonte është ndriçuar fshati Tenezhdoll, me 10 rrugë ndërlidhëse. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Shërbimeve Publike Ilirik Musliu, i cili ka thënë se 100 shtëpi të fshatit Tenezhdoll, me rreth 600 banorë, qysh nga sonte do të kenë fshatin më të jetueshëm.

“Falë projektit për zgjerimin e ndriçimit publik, 100 shtëpi të fshatit Tenezhdoll, me rreth 600 banorë, qysh nga sonte do të kenë fshatin më të jetueshëm. Gjithsesi në fund, më duhet të ju falemnderohem për pritjen dhe fishekzjarret “, ka shkruar Musliu në Facebook.