75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Armend Thaqi: Nuk u dorëzuam dhe luftuam por nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen

Ballkani ka pësuar humbjen e dytë në fazën e grupeve të Conference Leageu këtë sezon.

Kampioni i Kosovës u mposht në stadiumin “Fadil Vokrri” nga skuadra e Astanas, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Ballknait, Armend Thaqi, pas ndeshjes dhe se ata nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, por nuk arritën ta fitojnë kët ndeshje.

“E kemi ditur prej fillimit se do të jetë ndeshje e vështirë sepse Astana edhe ekip i përgatitur shumë në aspektin fizik. E filluam keq ndeshjen, u rikthyem por prapë pësuam golin e dytë. Nuk u dorëzuam dhe luftuam por nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen.

Jemi në garë për kualifikim dhe do të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme që na presin në grup. Kemi kohë edhe dy javë dhe do të përgatitemi të shkojmë atje për të fituar dhe ta mbajmë veten në garë. Kjo humbje na ka ulur pak moralin, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund. Humbje na lë një shije te keqe edhe pse kundërshtari i fortë, por duhet ta pranojmë fatin dhe realitetin dhe të bëhemi edhe më gati. Jemi në garë dhe do të luftojmë edhe pse nuk jemi favorit për ta kaluar grupin dhe për këtë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.”, deklaroi Armend Thaqi për ArtMotion./IndeksOnline/