75 Mall Live Search
14:47 / E Premte, 27 Tetor 2023 / mp

Festë e dyfishtë me 28 nëntor në Prishtinë, lëshohet segmenti i parë i rrugës së shumëpritur

Për kryeqytetasit Festa kombëtare 28 nëntori do të festohet edhe me përfundimin e pjesës së parë të rrugës që është Unaza e brendshme, në Arbëri.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

Ai në një intervistë për Indeksonline-n ka treguar në detaje, lidhur me punimet që po bëhen intensivisht në mënyrë që sa më parë të zhbllokohet komunikacioni.

“Kjo është pjesa e Unazës së brendshme. Përmbyllja e unazës së brendshme të qytetit është nga rrethrrotullimi i Arbërisë në drejtim të rrugës ekzistuese dhe kalon mbi hekurudhë dhe lidhet me rrethrrotullimin e ‘Lakrishtes’”, ka thënë Xhaferi.

Ai, po ashtu ka treguar se në afërsi të rrugës ku është përveç objektit të “Ifrakosit“ dhe një objekti tjetër privat do të rrënohen objektet tjera të vjetruara dhe do të gjelbërohet hapësira. /Indekonline/

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Xhaferit.