75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 27 Tetor 2023 / L K

I pafat sulmuesi “kuqezi”, Pochettino tregon për gjendjen e Armando Brojës

Skuadra e Chelseat gjatë këtij vikendi luan ndaj Brentford në stadiumin “Stamford Bridge”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.Trajneri, Mauricio Pochettino u paraqit në konferencë dhe tregoi gjendjen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, shkruan LIG Sport

Broja nuk do të luaj as në këtë ndeshje sipas trajnerit argjentinas, kjo për shkak të lëndimit në gjurin e tij.

“Jo, Armando Broja nuk është i gatshëm për këtë ndeshje”, u shpreh tekniku i Bluve të Londrës

Sulmuesi “kuqezi” ndjeu dhimbje në gjurin e tij sa ishte në grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit tetor.