75 Mall Live Search
09:04 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

E gjithë bota sytë nga “El Clasico”, Barcelona dhe Real Madrid luajnë derbin e parë sezonal

Sot zhvillohet derbi më i madh i futbollit në botë.

Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të La Ligas, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë, më fillim nga ora 16:15.

Katalanasit nuk dinë për humbje këtë sezon, me 7 fitore dhe tre barazime, duke u renditur në vendin e tretë me 24 pikë.

Në anën tjetër, klubi mbretëror renditet në vendin e dytë në tabelë, me 25 pikë të grumbulluara në 10 ndeshjes.

Barcelona dhe Real Madrid janë dy ga skuadrat më të mëdha në botë, ku rivaliteti mes tyre kalon çdo kufi edhe jashtë futbollit.

Deri më tani këto dy skuadra janë përballur mes vete plot 252 herë në të gjitha kompeticionet, ku Real Madridit ka 101 fitore krahas 99 të Barcelonës, ndërsa 52 ndeshje janë mbyllur me barazim./IndeksOnline/