75 Mall Live Search
10:35 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Tyson Fury rikthehet sot në ring, përballet me ish-kampionin e UFC-së

Sot do të ketë një spektakël në sportin e boksit.

Tyson Fury do të rikthehet në ring, ku për kundërshtar do të ketë kamerunasim, Francis Ngannou, shkruan IndeksOnline.

Kjo përballje do të zhvillohet në Arabinë Saudite, dhe pritet të nis pas orës 23:00.

Fury i cili është kampion i peshave të rënda, po kërkonte një kundërshtar të denjë pas meqit të fundit në dhjetor të vitit të kaluar, ku mposhti Dereck Chisoran në stadiumin “Wembley”.

Ai kërkoi të përballet me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk, por që nuk u arrit marrëveshja, derisa edhe lufta me Anthony Joshua nuk do të ndodh.

Fury në fund u drejtua nga Francis Ngannou, i cili për dy vite ishte kampion i peshave të rënda në UFC, përpara se të largohej nga ky sport në muajin janar./IndeksOnline/