Pensionohet në moshën 33 vjeçare një nga blerjet më të dështuar në histori të Chelseat

Danny Drinkwater tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare , gjashtë vjet pasi Chelsea pagoi më shumë se 40 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2016.
Reading ishte skuadra e fundit e mesfushorit anglez.

Suksesi më i madh i Drinkwater ishte triumfi në Premierligë me Leicester Cityn.
“Përfundimi i kontratës së tij me ekipin e Stamford Bridge ishte fundi i një makthi. Kam humbur shumë vite të mira atje pa luajtur fare” ka thënë ylli anglez.
Pas dështimit te Chelsea, 33 vjeçari u huazuar tek Burnley, Aston Villa, Kasimpasa dhe Reading./Indeksonline/