Minatorët në Artanë dhe Kishnicë ndërpresin grevën

Minatorët Artanës bashkë me punëtorët e flotacionit në Kishnicë kanë ndërprerë grevën dhe i janë rikthyer punës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ndërmarrja “Trepça”, raporton Indeksonline.
Në njoftimin e Ndërmarrjes thuhet se ky është vendim i drejtë nga ana e minatorëve.
“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës” thuhet në njoftim.