Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos me 6 garues

Gjashtë garues nga Kosova do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Ky kampionat do të zhvillohet në Montpellier të Francës, nga data 3 deri në 5 nëntor 2023, shkruan IndeksOnline.
Atje do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra, ku ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me gjashtë garues në këtë Evropian.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova do të përfaqësojnë Kosovën në Francë./IndeksOnline/