Peja shënon fitoren e dytë në FIBA Europe Cup, mposht skuadrën polake

KB Peja e ka shënuar fitoren e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Kampioni i Kosovës, ka mposhtur në udhëtim skuadrën polake, PGE Spojnia Stargard me rezultat 79:83, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar te Peja ishte amerikani Tervell Beck, i cili realizoi 21 pikë.
Po ashtu me 18 pikë kontriboi edhe amerikan i tjetër, Justin Edler-Davis.
Kjo ishte fitorja e dytë për Pejën në tri ndeshje të luajtura deri më tani, duke marr kreun e tabelës në Grupin H, me 5 pikë./IndeksOnline/