75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / AR

Osmani pret në takim ish-ministren e Jashtme të Greqisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të pres në takim ish-kryediplomaten greke Dora Bakoyannis.

Veçse, ajo në Prishtinë të enjten vjen me një funksion tjetër.

Bakoyannis, vjen në kryeqytetin kosovar si raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Takimi pritet të nisë në ora 10:00 njofton Zyra e Presidentes.