75 Mall Live Search
08:57 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / L K

Muller flet pas eliminimit turpërues të Bayernit: Janë vetëm tre-katër lojtarë në skuadër…!

Thomas Muller ka kritikuar bashkëlojtarët e tij pas eliminimit turpërues në kupa nga skuadra pak e njohur, Saarbrucken. Ylli gjerman ka thënë se janë vetëm tre-katër lojtarë që dinë të çmojnë mbështetjen e tifozëve.

Kjo pasi që vetëm Müller, Kimmich dhe Mathys Tel iu afruan tifozëve Bayernit pas ndeshjes, ndërsa pjesa tjetër shkuan në zhveshtore.

“Kritika është absolutisht e kuptueshme nga tifozët. Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me lojën apo rezultatin. Ajo që zhgënjen është se vetëm tre ose katër lojtarë dinë të respektojnë mbështetjen e tifozëve. Ata erdhën për ne duke bërë shumë kilometra dhe lojtarët nuk i respektuan. Sigurisht që nuk funksionon kështu” ka thënë Muller./Indeksonline/