75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / k.v

Pse u arrestuan 20 persona dje, policia jep detaje

Vetëm gjatë ditës së mërkurë, Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona për raste të ndryshme të veprave penale.

Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe në të gjitha rajonet e vendit, transmeton IndeksOnline.

Prej të arrestuarve, 14 janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit. Këta të fundit kanë pasur fletarrest të lëshuar nga gjykatat./IndeksOnline/