75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / k.v

Aksion i madh i policisë në Klinë, cak droga dhe armët ilegale

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në këto çaste në Klinë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ku njëri prej tyre është në qendër të qytetit.

Cak i këtij operacioni janë armët dhe lëndët narkotike.

Pas përfundimit të operacionit, i cili po udhëhiqet nga Drejtoria e Përgjithshme, policia do të deklarohet për rezultatet e tij./IndeksOnline/