75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / k.v

Policia ndan 2.8 milionë euro për blerjen e armëve dhe pajisjeve speciale

Policia e Kosovës ka planifikuar blerjen e armëve dhe pajisjeve tjera speciale për pjesëtarët e saj, transmeton IndeksOnline.

Në projektligjin e buxhetit i cili sot ka shkuar në Kuvend nga Qeveria, thuhet se për blerjen e armëve gjatë vitit 2024 janë ndarë 2 milionë e 800 mijë euro.

Kaq para ishin planifikuar edhe për këtë vit (2023) e po kaq janë planifikuar edhe për vitin 2025.

Ndonëse nuk janë dhënë më shumë detaje për llojin e armëve dhe pajisjeve tjera speciale që do të blihen, në projektbuxhetin e policisë është planifikuar edhe pajisja me armë për policinë kufitare.

Për këtë departament, policia do të ndajë 800 mijë euro./IndeksOnline/