75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas xhiros së 12-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 12-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje e fundit, ku nuk kishte fitues në asnjërën prej tyre, shkruan IndeksOnline.

Llapi barazoi në shtëpi 1-1 me skuadrën e Fushë Kosovës.

Në ndeshjen tjetër mes Lirisë dhe Dukagjinit, ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Pas xhiros së 12-të, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 29 pikë, shtatë më shumë se Drita e cila renditet e dyta.

Në vendin e tretë ndohet skuadra e Llapit me 21 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 16 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 11 pikë, Liria me 8 pikë, ndërsa Fush Kosova është e fundit me 7 pikë./IndeksOnline/