75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Përurohen tunelet 6 dhe 7 dhe rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, merr pjesë edhe Kryeministri Kurti!

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, po mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Kjo ceremoni e cila organizohet nga Ministria e Ekonomisë po mbahet në Hani të Elezit në rrugëm e Kotlinës.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, Shefi i BERZH-it, Maslichenko Sergiy dhe Kryeshefi i Sh.A. “Infrakos”, Naser Krasniqi./Indeksonline/