75 Mall Live Search
09:09 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Gjendet pa shenja jete një femër në shtëpinë e saj në Gjakovë

Një femër në Gjakovë të shtunën është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion, me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, njofton policia.