75 Mall Live Search
11:04 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / LB

Autonomi për serbët/ Hoti i kërkon Osmanit e Kurtit që ta demantojmë lajmin e publikuar në mediumin amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nëse nuk është e vërtete ajo që ka thënë presidentja e KE-së,  Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.

Tutje, ai ka thënë se është obligim i  Kurtit dhe Osmanit që t’i sqarojnë qytetarët.

Hoti ka shpërndarë një tekst të mediumit amerikan, Fox Neës në të cilin ku thuhet se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët.