LDK i reagon Kurtit: E palogjikshme të krenohesh kur je nën sanksione e s’ke marrë asnjë njohje

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po krenohen me sukseset në diplomaci në kohën kur Kosova është nën masa shtrënguese.
Halimi ka thënë se në qeverisjen dyvjeçare të Albin Kurtit, nuk ka pasur asnjë njohje e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.