75 Mall Live Search
22:19 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / AR

“Ka banalitet më shumë”, finalisti Artan Thaçi zbulon dallimin mes dy edicioneve të ‘BBVK’

Artan Thaçi ishte njëri nga pesë finalistët e sezonit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.

Në një intervistë për Indeksonline, ai u pyet se a e shikon edicionin e dytë të ‘BBVK’.

“Po, po mundohem me e shiku, normalisht jo gjatë gjithë kohës por në rrjedha jom”, tha ai.

Këtë vit, artisti u shpreh se është një edicion më ndryshe ku ka përmendur disa emra si më ‘interesant’ të këtij formati. Gjithashtu tha se disa ‘zhurmagji’ duhet të mendojnë që ky format do jetë pasqyrë për ta edhe pas daljes nga shtëpia.

“Ka disa banor që i kisha cek, për shembull Azemi deri dikun, Ganiu që i mban me humor aty brenda, Blero po ashtu po tregohet taman qysh e njohim edhe na jashtë, taman një djalë shumë i edukum, shumë i ndalum, kështu që është interesant. Me emra spo i ceki po zakonisht zhurmagjit nuk i du, po flas në anën e publikut se duhet me mendu që një ditë ky ‘Big Brother’ përfundon dhe duhet me dit që ki me u taku me njerëz edhe mbetet njëfarë pasqyre ajo”.

I pyetur se kë e she si lider të shtëpisë ai tha se po e sheh Bleron.

“Blero është duke e luajtur shumë mirë lojën, në një far formë kjo është realitet i të jetuarit brenda edhe po mendoj që është shumë i matur. Din në situata të ndryshme me reagu edhe po mendoj që për momentin Blero është më stabil në shtëpi”.

Ai theksoi edhe një dallim që ka mes dy edicioneve.

“Nëse flasim për dallimin, çka kom pa dallim mes edicionit të parë dhe tash për momentin në javën e tretë muj me thanë që në fjalor na jemi kon pak ma të kujdesshëm edhe tek këta po e shoh një banalitet më të madh po karakteret janë goxha interesant përqata e bojnë interesant edhe edicionin e “Big Brother””.

Nëse do të ishte pjesë e “BBVK” këtë vit, Artani mendon që do të shoqërohej me Bleron dhe Alben.

“Unë isha mundu me majt me të gjithë edhe pse dihet që ajo është e pamundur po kon e kisha pa kështu okej që kisha mujt dmth në të gjitha situatat me kalu mirë është Blero po edhe Alba është goxha interesant, nuk e di qysh ka me kon ma vonë, po folim për momentalisht. Mendoj që me këta dy pak diçka ma shumë”.

Gjithashtu, ai tha se ende është herët që të flitet për një fitues, për shkak se muajt në vazhdim do të jenë më të vështirë.

“Po mendoj që është akoma herët. Megjenëse e kam ëprjetuar unë vet atë ndjenj prej fillimit deri në fund nashta mundesh me qendru Brenda 100 ditë me kon teper stabil, tepër mirë, mirëpo me një fjalë gojes munesh gjithçka me përkeqësu, krejt at rrugëtimin ton t’mirë po nuk e di, duhet kohë, hala muaji i parë ska kalu kështu që duhet ende, muajt më të zorshëm vijnë në vazhdim”.

Për fund, artisti vendosi të zbuloi pak edhe për planet e tij, ku tha që së shpejti do të dalë në treg me diçka të re.

“Po jam duke punuar dhe atë shumë fuqishëm. Nuk jom tu e bo shumë të madhe çka jom tu bo, ka me pas t’re diçka shumë të mirë. Shpejt do të zbulohet saktësisht se çka, po besoj shumë që ato çka e kanë pa familja jem dhe rrethi jem i ngushtë iu ka pëlqy tepër e po shpresoj që edhe masave ka me ju pëlqy. Është diçka që nuk është bo shumë në Kosovë, po ma mirë ja lojm kohës kur t’na afrohet për me qartësu më mirë këtë punë”, përfundoi ai./Indeksonline/