Liria del me njoftim për emërimin e trajnerit të ri

Klubi i futbollit, Liria, ka mbetur pa trajner që prej kur u shkarkua turku, Nedim Yigit.
Ka pasur zëra të shumtë për emërimin e trajnerit të ri, ndërsa pak orë më herët, Ismet Munishi për IndeksOnline e ka konfirmuar se është shumë afër marrëveshjes me klubin prizrenas.
Por skuadra e Lirisë, përmes një njoftimi ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Ismet Munishin apo edhe me ndonjë trajner tjetër.
Liria thotë se janë në bisedime me 3-4 trajner, kryesishtë vendorë, por nuk ka marrëveshje me asnjërin./IndeksOnline/