Real Sociedad i fortë për Benfican, një hap larg kualifikimit

Real Sociedad ka marr tre pikë të mëdha në fazën e grupeve të Champions League.
Skuadra spanjolle, sonte mposhti në shtëpi Benfican, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Mikel Merino hapi serinë e golave në minutën e 6-të.
Pesë minuta më vonë, Mikel Oyarzabal shënoi për rezultatin 2-0.
Ander Barranetxea shënoi golin e tretë për Real Sociedadin, në minutën e 21-të, ndërsa tetë minuta më vonë, Brais Mendez gaboi nga penalltia dhe humbi mundësin për ti çuar shifrat në 4-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Rafa Silva ngushtoi rezultatin në minutën e 49-të, gol ky që doli të jetë i nderit për Benfican.
Me këtë fitore, Real Sociedad është një hap larg kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Champions Leageu, pasi kryeson tabelën e Grupit D me 10 pikë, tri më shumë se Interi.
Në anën tjetër, Benfica është e fundit në grup me 0 pikë, pasi ka humbur katër ndeshje deri më tani./IndeksOnline/