Rrëmbyesit lirojnë babain e futbollistit të Liverpulit

Dy javë pas kidnapimit, është liruar babai i futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz.
Ai është rrëmbyer së bashku me gruan e tij, nënën e Diaz, në Kolumbi, në vendin e quajtur Barrancas në La Guajira, shkruan IndeksOnline.
Federata e Futbollit të Kolumbisë ka njoftuar se babai i Luis Diaz është liruar nga kidnapimi.
Luis Manuel Diaz dhe gruaja e tijë, jan9 kidnapuar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), me 28 tetor.
“Federata Kolumbiane e Futbollit falënderon Qeverinë Kombëtare, Forcat Ushtarake dhe Policinë Kombëtare, si dhe të gjitha institucionet dhe zyrtarët që bënë të mundur lirimin e Luís Manuel Díaz, babait të lojtarit tonë Luís Díaz,” thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Kolumbisë./IndeksOnline/