75 Mall Live Search
18:51 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Daja: Nuk e kishim objektiv kalimin e grupit

Ballkani ka barazuar sonte 0-0 me Astanan, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Conference League.

Kampioni i Kosovës dominoi ndaj skuadrës nga Kazakistani, por në fund morri vetëm një pikë nga kjo përballje, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, pas ndeshjes me Astanan tha se ishte i kënaqur me barazimin, edhe pse skuadra e tij meritoi më shumë.

Ai po ashtu tha se në fillim objektivi i Ballkanit nuk ishte ta kalonte grupin, por pas fitores ndaj Dinamo Zagrebit, janë rritur gjasat dhe do të shpresojnë për kualifikimin deri në ndeshjen e fundit.

“Për atë që prodhuam në lojë, merituam më shumë. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe kishim posedimin e topit, kishim raste të mira dhe po t’i kishim shfrytëzuar do ta kishim fituar ndeshjen. Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne do të vazhdojmë të luajmë shanset në grup. Nuk e kishim objektiv ta kalojmë grupin, por natyrshëm do të japim kontributin tonë për ta përfaqësuar sa më mirë futbollin kosovar.”, tha Daja për ArtSport./IndeksOnline/