Toulouse fiton ”dramën” ndaj Liverpulit, shpreson në kualifikim

Toulouse ka mposhtur Liverpulin, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e eliminiit direkt në Europa League.
Skuadra franceze fitoi ”dramën” në “Stadium Municipal”, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Aron Donnum hapi serinë e golave, duke i dhënë epërsinë Toulouses në minutën e 36-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Skuadra franceze dyfishoi rezultatin në minutën e 58-të, me golin e Thijs Dallingas.
Një autogol nga Cristian Casseres, ngushtoi diferencën e Liverpulit, por vetëm pas dy minutave, Toulouse shënoi golin e tretë, me Frank Magri.
Diogo Jota në minutën e 89-të i dha shpresa Liverpulit për një barazim të mundshëm, duke shënuar për 3-2.
Skuadra e Jurgen Klopp, arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 90+7, me një gol të Jarell Quansah, por pas rishikimit nga VAr, goli u anulua.
Me këtë fitore, Toulouse ngritet në vendin e dytë të Grupit E të Europa League, me 7 pikë, dy më pak se Liverpuli që renditet e para./IndeksOnline/