Jo vetëm futbollist, sulmuesi që dikur ka qenë pjesë e Inter nis nga puna si avokat

Pasioni për futbollin nuk e ka penguar Francesco Forte-n që të ketë edhe një profesion tjetër që nuk ka aspak lidhje me sportin.
Mediet italiane raportojnë se ish-sulmuesi i Inter, tashmë pjesë e Cosenza-s në Serie B ka zhvilluar këtë të enjte seancën e të parë gjyqësore si avokat.
Forte është diplomuar në drejtësi si dhe ka zhvilluar praktikën në zyrën e avokatit Gregorio Barba, ndërsa tashmë ka marrë edhe çështjen e tij të parë.
Kjo gjë ka i ka surprizuar të pranishmit në sallën gjyqësore, madje ka pasur nga ata që kanë kërkuar edhe foto me Forte-n.
