75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / L K

Lëndimi i tretë për Arda Guler, pa bërë ende debutimin zyrtar

Arda Guler është lënduar sërish. Talenti turk i Real Madridit pritej të debutonte këtë javë me Realin, por lëndimi i radhës ia ka pamundësuar këtë.

Ancelotti insiston së bëhet fjalë për një lëndim të vogël.

“Arda Guler u lëndua para ndeshjes mes Bragan. Ai është i mërzitur por nuk është lëndim serioz, është vetëm një problem i vogël. Lëndimi i tij i kaluar në miniskus ndikon në probleme të tjera muskulore që ai po i ka” ka thënë Ancelotti./Indeksonline/