75 Mall Live Search
20:31 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Mungon në listën e Sylvinhos, futbollisti i Shqipërisë tregon arsyen

Sylvinho publikoi sot listën e 24 futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2024. Përballë Moldavisë në transfertë (17 nëntor) dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” (20).

Arbnor Muçolli është risia e trajnerit brazilian, ndërkohë që ra në sy mungesa e Enea Mihajt në prapavijë. Perveçse të Armando Brojës dhe Marvin Çunit. Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e rregullt e grumbullimeve të Sylvinhos.

Vetë 25-vjeçari, i cili luan në Portugali me Famalicaon, thekson në një postim në rrjetet sociale se është i dëmtuar.

“Për fat të keq, për shkak të një dëmtimi jo serioz, unë nuk do të jem në gjendje të jem pjesë e skuadrës kombëtare në ndeshjet e ardhshme.

Mungesa më trishton, por e di që shokët do të japin gjithçka për të siguruar kualifikimin në Euro 2024. Paçi fat djema”, shkruan Enea Mihaj, autor i 15 ndeshjeve me fanellën kuqezi.