75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Sot tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi i rivalëve të vjetër

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren, ku Liria do të luaj kundër Prishtinës.

Prizrenasit janë të fundit në tabelë me vetë 8 pikë të grumbulluara deri më tani, kurse skuadra nga kryeqyteti ka 17 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.

Skuadra e Llapit nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është në vendin e tetë, me 12 pikë.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes Dritës dhe Fushë Kosovës.

“Intelektualët” renditen të dytët në tabelë me 22 pikë, në anën tjetër, Fushë Kosova është në pozitën e nëntë, me 10 pikë të grumbulluara.

Të tri këto takime zhvillohen më fillim nga ora 13:00./IndeksOnline/