Drita merr fitore të vështirë ndaj Fushë Kosovës

Drita ka mposhtur Fushë Kosovën, në javën e 14-të të AlbMall Superligës së Kosovës.
“Intelektualët” shënuan fitore në shtëpi, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Yll Ibrahimi në minutën e 81-të.
Me këtë fitore Drita ruan vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në pozitën e nëntë, me 10 pikë./IndeksOnline/